AktualitetLife StyleTë fundit

Çmimi Nobel për Ekonomi ndahet për studime në jetën reale

David Card, Joshua Angrist dhe Guido Imbens janë shpërblyer të hënën me Çmimin Nobel për Ekonomi për vitin 2021.

Akademia e Shkencave në Suedi ka thënë se çmimi është ndarë për “nxjerrjen e përfundimeve nga eksperimente të paqëllimshme”.

Sipas saj, puna e laureatëve bashkërisht ka “riformësuar punën empirike në studimet për ekonomi”.

Ata është thënë se përmes “eksperimenteve natyrore” kanë kuptuar si lidhen politikat ekonomike dhe ngjarjet tjera.

Eksperimentet natyrore përdorin situata të jetës reale për të kuptuar ndikimin në vendimet qeveritare.

Card ligjëron ekonomi në Universitetin e Kalifornisë në Bërkli.

Angrist ligjëron në Institutin Massachusetts për Teknologji në Kembrixh.

Imbens ligjëron në shkollën për biznes në Universitetin Stanford.

Për dallim nga çmimet tjera Nobel, ai për ekonomi nuk është krijuar me dëshirë të Alfred Nobelit, por nga Banka Qendrore e Suedisë, si kujtim për të më 1968.

Fituesi i parë është shpallur më vonë gjatë atij viti.

Çmimi Nobel për Ekonomi është i fundit që bëhet publik për dallim nga çmimet në kategoritë tjera.

 

Fraksion.com