AktualitetNATO/BETë fundit

Asambleja Parlamentare të NATO-s; Stoltenberg: Ne jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s merr pjesë në Sesionin e 67-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO -s

Duke folur në Sesionin Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Lisbonë të hënën (11 tetor 2021), Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përsëriti rëndësinë e një angazhimi të fortë ndaj NATO-s dhe lidhjes transatlantike.

“Aleatët nuk bien gjithmonë dakord për çdo çështje”, pranoi Sekretari i Përgjithshëm, “por në fund të fundit, ne të gjithë biem dakord për atë që ka vërtet rëndësi: se ne jemi më të fortë kur qëndrojmë së bashku”, shtoi ai.

Në fjalimin e tij, z. Stoltenberg tregoi se Asambleja Parlamentare e NATO-s “ka qenë një zë i fortë për vlerat tona demokratike, dhe ne duhet t’u ripërkushtohemi atyre ndërsa vazhdojmë të përshtatim Aleancën tonë”. Ai i bëri thirrje mbështetjes dhe angazhimit të vazhdueshëm të parlamentarëve për të ndihmuar në shndërrimin e vendimeve të NATO 2030 në veprim, duke përfshirë rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes.

 

Fraksion.com