AktualitetNATO/BEPolitikëTë fundit

Kodheli: Jens Stoltenberg merr pjesë në Sesionin Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO -s

Të hënën, 11 tetor 2021, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, z. Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë në Sesionin e 67-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO -s (NPA). Ngjarja do të zhvillohet në Lisbonë, Portugali.

Z. Stoltenberg do t’i drejtohet Seanës Plenar të Sesionit dhe do të marrë pjesë në një sesion të pyetjeve dhe përgjigjeve, të moderuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kongresmeni amerikan Gerry E. Connolly.

Lajmin e ka bërë të ditur zëv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, znj. Mimi Kodheli, në profilin e saj në rrjetin social.

“Pas 2 vitesh mbledhje online, kënaqësi e veçantë të takohem me kolegët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Lisbonë. Sot fillojnë punimet e sesionit vjetor gjatë të cilit do të marin pjesë krerët e shtetit portugez, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, znj. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve te SHBA-ve, përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit si dhe ekspertë të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.”, shkruan znj. Kodheli.

Mimi Kodheli  u zgjodh zëv/presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, më 23 nëntor 2020.

Deputetja e PS, Mimi Kodheli  është  Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme dhe Kryetare e Delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Postimi i znj Kodheli:

“Pas 2 vitesh mbledhje online, kënaqësi e veçantë të takohem me kolegët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Lisbonë. Sot fillojnë punimet e sesionit vjetor gjatë të cilit do të marin pjesë krerët e shtetit portugez, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg, znj. Nancy Pelosi, Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve te SHBA-ve, përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit si dhe ekspertë të fushës së sigurisë dhe mbrojtjes.

 

Fraksion.com