Ukraina konfirmon një rast të poliomielitit
Ukraina tha se ka konfirmuar një rast të poliomielitit në provincën e saj Rivne.
Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi tha se bëhet fjalë për një foshnje 18-muajshe.
Sipas ministrisë, foshnja është shtruar në spital me simptoma të paralizës.
“Prindërit e refuzuan vaksinimin e saj për shkak të besimeve të tyre fetare”, thuhet në deklaratë.
Poliomieliti është çrrënjosur nga Evropa qysh në vitin 2002.
Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se një poliovirus është identifikuar si shkak i paralizës së një fëmije në provincën Rivne të Ukrainës.
Në vitin 2015, Ukraina konfirmoi raste të tjera të poliomielitit në dy fëmijë.
Sipas OBSH-së, këto kanë përbërë shpërthimin e parë në Evropë në pesë vjet.
Poliomieliti është virus që prek fëmijët nën 5 vjeç.
Virusi transmetohet kryesisht përmes ushqimit të kontaminuar dhe ujit.
Virusi mund të sulmojë sistemin nervor dhe mund të shkaktojë paralizë.
Aktualisht, Afganistani dhe Pakistani fqinj janë të vetmet vende në botë ku poliomieliti është ende i përhapur.
Fraksion.com