Propozimet e Bashës për krizën energjitike; Rama: Kërkesat ‘bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër’, si të kohës së Sudes dhe Vehbiut; Nuk jemi qeveria e tyre
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot edhe planin e propozuar nga kreu i PD-së Lulzim Basha për t’iu përgjigjur krizës energjetike.
Ai kujtoi ‘piramidat’ dhe i cilësoi atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut propozimet për heqjen e TVSH-së për produktet e shportës dhe heqjen e taksës për karburantet, duke pyetur se me çfarë do t’i bëjë qeveria mbrojtjet?
A ka marrë në konsideratë qeveria propozimet e bëra nga Basha, me planin 7 pikësh, heqja e taksës për karburantet, heqja e TVSH-së për shportën?
Së pari njëherë unë do t’ju kërkoj juve të verifikoni atë që thashë dje në parlament dhe atë që thashë sot. Verifikoni çmimin e naftës në 2013, i dieselit dhe benzinës. Sa ka qenë në pikat e karburantit të RSH. Sa e kanë blerë drejtuesit e automjeteve karburantin në Shqipëri në 2013? më lirë apo më shtrenjtë se sot? Vetëm kaq, pastaj diskutojmë të tjerat. Teoria ul këtu, hiq atje. janë para që ikin dhe pastaj me çfarë do i bëjë qeveria mbrojtjet. Nëse heqim të gjitha mundësitë financiare që krijohen nga kontributet, me çfarë. Sa paguajnë qytet atje për shtetin në Francë, Gjermani, nga kontributet. Sa paguajnë sigurime shoqërore atje për të marrë një pension më të lartë. Bëni krahasimet. Në aspektin e instrumenteve të mbrojtjes ne jemi shumë të qartë se çfarë do bëjmë, kurse këto kërkesat bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë atavizma të kohës së Sudes dhe Vehbiut. Nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vehbiut.
Qëllimi është që ta mbrojmë konsumatorin, por të mos cënojmë në tërësi planet e rritjes së mëtejshme ekonomike. Ekonomia rritet me rritje të prodhimtarisë, rritje të investimeve. Edhe në kohën e tërmetit, edhe pandemisë, ndaj e kemi sot rritjen më të lartë në rajon, dhe atyre që nënqeshin apo bëjnë ironi ju them që rritja 18% nuk është një rritje e ekonomisë 18% më shumë sec ishte para të se të rrëzohej, por një rritje e fuqishme para se të rrëzohej. Sot kemi në punë më shumë njerëz seç kishim para pandemisë.
Nuk duhet ta ndalim rritjen përmes rritjes që kemi planifikuar duke u zhytur dhe duke u marrë me këtë krizë. Ulja e TVSH nuk ka treguar se ul cmimet se cmimet i vendos tregu dhe kemi rastin e imputeve bujqësore dhe qeveria nuk ka asnjë kapacitet të imponohet. Po të ishim me treg të liberalizuar do ishim në mëshirë të fatit. s’kemi fare c’ti bëjmë
Bukën, sot shteti e mban furnimin me energji të furrave, me çmim preferencial të kontrolluar. Rritja e çmimeve është një proces i pandalshëm që kur kemi hyrë në këtë sistem. Pyetja që i duhet bërë vetes është që mesa duket fuqia konsumatorë është shumë më e madhe nga sa komentohet.
Fraksion.com