AktualitetBota+Të fundit

Nëndetësja amerikane u përplas me një objekt të panjohur në Paqësor

Nëndetësja amerikane “USS Connecticut” u përplas me një objekt të panjohur gjatë uljes në ujë në rajonin Indo-Paqësor.

Në njoftimin e bërë nga marina amerikane thuhet se “USS Connecticut (SSN 22), që vepronte në ujërat ndërkombëtare në rajonin Indo-Paqësor, u përplas me një objekt gjatë zhytjes pasditen e 2 tetorit”.

Në deklaratë u theksua se nuk kishte të lënduar gjatë goditjes dhe se nuk kishte dëme serioze në nëndetësen e sulmit të shpejtë të klasës Seawolf.

Më tej u njoftua se nëndetësja është në gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme./AA

 

Fraksion.com