AktualitetBota+Të fundit

Borrell: Marrëdhëniet e Turqisë me BE-në janë shumë më të mira në krahasim me një vit më parë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell tha se marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së janë shumë më të mira në krahasim me një vit më parë.

Borrell mbajti një fjalim në Think-tank-un spanjoll “Nueva Economia Forum” në kryeqytetin Madrid.

Në lidhje me pyetjen e ambasadorit grek në Madrid, Ioannis Tzovas, “Vallë ka një ndryshim në vizionin ndaj Turqisë që nga koha kur erdhët në detyrë?”, Borrell u përgjigj: “Që kur kam marrë detyrën, kam shpenzuar 30 për qind të kohës sime për të mbajtur të pashkëputur marrëdhëniet BE-Turqi. Mund të them se marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së janë shumë më të mira në krahasim me një vit më parë”.

Borrell tha se pikëpamjet e tij për Turqinë nuk ishin asnjëherë “veçanërisht negative”, duke shtuar se “Përkundrazi, jam i bindur se kjo marrëdhënie është e domosdoshme për ne”.

 

Fraksion.com