AktualitetTë fundit

“Shtëpi bari” në mes të Tiranës; Në pranga 3 persona, mes tyre një 54-vjeçare

Tre persona janë arrestuar të enjten nga policia në Tiranë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi.

Në një njoftim për mediat, policia tha se tre personat e arrestuar kishin përshtatur një shtëpi për kultivim kanabisi.

Nga i njëjti njoftim mësohet se pas një pune disa javore, u kapën shtetasit me inicialet: A.A., 28 vjeç, Xh.I., 54 vjece si dhe H.T., 50 vjeç, i cili kishte si detyre të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte në dy të tjerët në rast se shikonte lëvizje të dyshimta.

Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin përshtatur ambientin e një banese me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike.

Mësohet se gjatë kontrollit të banesës atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, apartura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet.

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar “Aroma” i zhvilluar nga Seksioni i Narkotikëve dhe Sektori e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”.

Kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 2 shtetas.

Në pranga dhe një shtetas tjetër, i cili ruante ambientin e jashtëm të kësaj banese. Sekuestrohen 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, pas një pune hetimore disajavore, finalizuan operacionin antikanabis të koduar ”Aroma”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. A., 28 vjeç dhe Xh. I., 54 vjeçe.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike, të cilën e paketonin dhe e bënin gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm. Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 50 vjeç, i cili kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte te dy shtetasit e tjerë në rast se shikonte lëvizjeve të dyshimta.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

 

Fraksion.com