Pandora Papers, gazetari investigativ thirret në SPAK
SPAK mund të nis hetimet për politikanin dhe biznesmenët shqiptarë që kanë dalë në skandalin e “Pandora Papers”.
Ky skandal ka bërë publike dokumentet se kompania boshnjake ‘Energoinvest’ që ndërtoi linjën e re të energjisë elektrike midis Shqipërisë dhe Kosovës, i ka paguar 3.6 milion euro një kompanie të vogël konsulence në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas dokumenteve të siguruar nga Birn, kompania e konsulencës AL Energy Transmission LTD e themeluar në vitin 2013, si administrator është biznesmeni shqiptar Vasil Kallupi. Këto të dhëna kanë vënë në lëvizje SPAK.
I ftuar në emisionin “Open”, Likmeta zbuloi se ka pasur një komunikim me kreun e SPAK, të cilit i ka dhënë kontaktet e organizatës por asnjë dokument. Sipas tij, në të dhënat e publikuara nga Birn ka mjaft indicie për të nisur hetimet ndaj biznesmenit.
Likmeta: Kam pasur një telefonatë me Arben Krajën. I kam dhënë kontaktet e organizatës. Nuk është e natyrës e gazetarit që të ndajë dokumente me institucione. Zbatimi i ligjit është detyrë e prokurorisë kur ka publikim të të dhënave kur ka dyshime. Është për tu parë se cfarë do të prodhojë organi i akuzës.
Pyetje: Është e mundur të zhvillohet një hetim?
Likmeta: Dhe për të dhënat që kemi publikuar, besoj se ka indicie për të nisur hetimet. Për gazetarët kërkohet dhe punë ekstra, edhe në rastin e dyshimeve. Nuk mjafton thjesht ta marrësh një dokument dhe ta bësh publik.
Fraksion.com