Horoskopi ditor, e enjte 7 tetor 2021
Ky është horoskopi për ditën e sotme, e enjte 7 tetor 2021. Parashikimi i yjeve se si do të jetë puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.
Dashi
Një moment i favorshëm për ata që duan të bëjnë ndonjë takim dashurie: Venusi është në tranzit të favorshëm për dashurinë. Në punë keni plane afatgjata.
Demi
Nga kjo e enjte, Hëna është në kundërshtim dhe Venusi nuk do të kundërshtohet më. Çfarë do të thotë kjo? Që nga e diela dashuria përmirësohet.
Binjakët
Marrëdhëniet e gjata janë pak a shumë në pikëpyetje, ka konflikte të vazhdueshme. Në punë ka nevojë të sqarohet një situatë, do të ftoheni për të riorganizuar diçka.
Gaforrja
Pasditen e kësaj të enjteje rekomandohet të kapësh kohën me partnerin, pasi ditët e fundit kanë qenë pak të sikletshme për dashurinë. Në punë duhet të jeni të kujdesshëm.
Luani
Mëngjesi i të enjtes është interesant për dashurinë, por pasdite kthehet sërish pak tension. Në punë është më mirë të bëni një pushim, e nga ana tjetër të mbani financat nën kontroll.
Virgjëresha
Kini kujdes të mos jeni shumë befasues me partnerin tuaj, mund të krijoni probleme në dashuri që nuk janë të vështira për t’u zgjidhur. Në punë mund të ketë mosmarrëveshje me disa kolegë.
Peshorja
Kontraste të vogla në dashuri. Në historitë që sapo kanë filluar ka nevojë për më shumë bashkëpunim! Në punë, mund të keni ndryshuar metodën, shikoni dhe përreth jush si po e presin!
Akrepi
Hëna është e favorshme dhe nga kjo e enjte Venusi do të jetë edhe ai në anën tuaj: mirë apo jo? Disa tensione do të qetësohen në dashuri. Në punë, përpiquni të jeni të hapur për gjëra të reja.
Shigjetari
Venusi është në disavantazh për ju. E keni lënë pas dore dashurinë për ca kohë, por ndoshta është më mirë të qëndroni larg saj sesa të debatoni vazhdimisht.
Bricjapi
Hëna është në anën tuaj dhe tani mund të afroheni më shumë me partnerin, ndërsa beqarët mund ta lënë veten të përjetojnë emocione të papritura.
Ujori
Nëse jeni beqarë tani është koha për të përfituar nga këto ditë për të nisur diçka të re dhe të ecni përpara. Në punë, nëse ju është premtuar diçka, dikush po tenton t’ju lërë pas dore.
Peshqit
Hëna është në anën tuaj, por disa çështje që keni lënë pezull është më mirë t’i diskutoni tani me njeriun e zemrës e mos prisni ditën pasardhëse.
Fraksion.com