AktualitetPolitikëTë fundit

Forumi për Ndërlidhje Infrastrukturore Ballkan-BE; Rama: Zgjerimi, gjithnjë e më pak retorikë e BE, duhet të mbështetet për transformimin

Ballkani Perëndimor të mbështetet për transformimin’, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në edicionin 7 të Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës që po zhvillohet sot në Tiranë dhe do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Rama u shpreh se zgjerimi dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është përherë e më pak retorikë e Bashkimit Evropian.  Sipas tij procesi i zgjerimit mund të kërkojë shumë kohë.

“Ndërgjegjësimi dhe vetëdija që ngel është gjithmonë e më lart për rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka, për pozicionin që ka, për vetë arsyet për të mbrojtur Evropën nga emigracioni i paligjshëm. Sjell idenë se Ballkani Perëndimor duhet të mbështet më tej në procesin e transformimit. Një prej instrumenteve të rëndësishme që BE ka identifikuar si motor për të shtyrë transformimin para është plani ekonomik. Jemi të qartë për situatën dhe duam të bëjmë më të mirën. Ballkani Perëndimor të mbështetet për transformimin”, tha Rama

Ai u ndal edhe te iniciativa e ‘Ballkanit të Hapur’, teksa theksoi se është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit. Sipas Ramës, Procesi i Berlinit ka një problem, autorësia është jashtë Ballkanit, teksa theksoi se duhet angazhim i brendshëm. Prandaj, sipas kryeministrit, një Rajon pa barriera, është rruga e duhur drejt së cilës duhet shkuar.

Tema e edicionit të 7 Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës përshkruan përpjekjet e përbashkëta të bashkëpunimit të 6 vendeve të Evropës Juglindore në angazhimin aktual të rimëkëmbjes dhe rritjes pas COVID-19.

 

Fraksion.com