AktualitetPolitikëTë fundit

“A ka mundësi të bëjmë një marrëveshje”; Rama replika me Bashën: Furrat e marrin energjinë me çmim preferencial, nul la lidhje…

Debate të forta shpërthyen të enjten në sallën e Kuvendit mes opozitës dhe mazhorancës për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike dhe bukës.

Ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama në lidhje me çmimin e naftës, ajo që solli kundërshtimin e deputetëve demokratë, të cilët e cilësuan krejtësisht të pavartetë një deklaratë të tillë.

Rama tha se sot nafta kushton më pak se në kohën kur në qeveri ishte Partia Demokratike.

A ka mundësi të bëjmë një marrëveshje, që kur flasim, dëgjojmë: na pëlqen dhe s’na pëlqen”, iu drejtua Rama-opozitës.

Në fjalën e tij, Kryeministri u ndal edhe tek çmimi i bukës, që sipas tij, lidhet vetëm me çmimin në bursë.

Furrat e bukës, sot, e marrin energjinë me çmim preferencial, nuk ka lidhje me këtë rritja e çmimit të bukës, ka të bëjë vetëm me bursën”, tha ai.

Ndërsa, për energjinë elektrike, Rama tha se nuk mund të kemi rezerva, pasi nuk kemi ku ta mbledhim ujin, duke theksuar më tej se situata do të ndryshojë me ndërtimin e Skavicës.

Kur ka shumë reshje shiu, jo vetëm që nuk arrijmë dot të mbledhim rezerva, por jemi të detyruar të hapim portat, duke e shkarkuar një sasi të madhe në fusha, të cilën fare mirë mund ta kishim ruajtur për ditët e vështira. Megjithatë, po ndërtojmë Skavicën. Jemi në diskutime edhe për TEC-in e Vlorës, për ta shndërruar në portë të hyrjes së gazit të lëngshëm, tha ai”.

Për kryeministrin Rama ne jemi i vetmi vend në rajon që nuk ka një taksë për biznesin e vogël si rezultat i mbështetjes ndaj tij.

Jemi i vetmi vend me biznesin e vogël me taksë zero. Ma gjeni kush e ka taksën zero? Me TVSH 0, deri në 100 milon lekë xhiro. Të gjitha këto janë para që i kemi hequr nga mundësia për t’i pasur në arkën e shtetit”, tha ai.

Në lidhje me sistemin e pagave në vend, kryeministri Rama tha se nuk mund të krahasohen pagat tona me ato të vendeve të zhvilluara si Gjermania.

Për ata që krahasojnë pagat dhe pensionet e Gjermanisë, pyesni pak sa sigurime paguajnë ata”, u shpreh Rama.

 

Fraksion.com