Von der Leyen: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin problemin që të hapim negociatat me Shkupin dhe Tiranën
“Uroj që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të zgjidhin problemin e tyre dhe të hapen negociatat me Shkupin e Tiranës”. Ky ishte mesazhi kryesores i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nga Sllovenia në samitin që Bashkimi Evropian po zhvillon me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Von Der Leyen përsëriti mesazhin se BE është e paplotë pa Ballkanin Perëndimor, duhet të bëjë më shumë për integrimin.
“BE nuk është i plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, ndaj do të vazhdojmë punën për të avancuar në procesin e zgjerimit të BE. Qëllimi ynë është zgjerimi. Plani ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është në qendër të angazhimit tonë në rajon. Kemi një plan të madh, me 30 miliardë euro për rajonin. Duhet një treg i përbashkët rajonal. Sa i përket reformave, është e qartë se partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor po ndërmarrin reforma të rëndësishme, është bërë shumë progres dhe është i dukshëm. Duhet të theksojmë reformat, luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, lirisë së medias dhe zhvillimin ekonomik.
Por, edhe BE duhet të bëjë më shumë. Ka treguar mungesa në procesin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe RMV. Duhet të ecim përpara në këtë proces, ta qartësojmë. Po bëhet një punë intensive nga Komisioni Evropian për çështjet kryesore, që është edhe çështja bilaterale mes RMV dhe Bullgarisë. Shpresoj që ata ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem dhe të ecin përpara. Kemi diskutuar në samit dialogun”, tha ajo.
Fraksion.com