Von der Leyen: BE duhet t’i dërgojë mesazh të qartë shprese Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi sot se BE duhet të dërgojë një mesazh pozitiv për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që shpresojnë të bashkohen me Bashkimin Evropian, pavarësisht negociatave të ngecura.
“Ne duam të dërgojmë një mesazh shumë të qartë dhe ai mesazh është se Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian”, u tha gazetarëve politikania gjermane.
”Këto vende kanë bërë një rrugë të gjatë për kryerjen e reformave”, tha ajo duke shtuar se ”ende duhet bërë punë për shtetin e së drejtës, për pavarësinë e gjyqësorit dhe për lirinë e medias”.
”Një ofertë nga samiti i BE-Ballkani Perëndimor do të ishte investim në rajon për vitet e ardhshme”, tha ajo.
Fraksion.com