Pasta e dhëmbëve është një produkt  i rëndësishëm i higjenës personale.

Ajo ndihmon të mirëmbajmë shëndetin e gojës duke eliminuar bakteret dhe mbetjet ushqimore nga dhëmbët.

Përveç kësaj, pasta e dhëmbëve ofron një sërë përfitimesh shëruese, kozmetike dhe pastruese.

Këto përfitime i atribuohen vetëm pastës së bardhë të dhëmbëve dhe jo asaj xhelatinoze apo me efekt zbardhues.

Pastron Aknet Dhe Puçrat

Pasta e bardhë e dhëmbëve përthan aknet dhe puçrat dhe përshpejton zhdukjen e tyre.

Përpara se të shtriheni për të fjetur, lani fytyrën dhe vendosni mbi puçra një sasi të vogël paste të bardhë.

Të nesërmen shpërlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Përsëriteni këtë kurë për disa ditë.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, pastën mbajeni për 15-20 minuta.

AgroWeb.org gjithsesi ju rekomandon konsultën me dermatologun nëse problemet me aknet janë të avancuara.

Kundër Të Djegurave

E djegura nga uji, gatimi apo prekja e një materiali të nxehtë mund të kurohet me pastën e dhëmbëve.

Pasi ta keni mbajtur zonën e djegur nën ujë të ftohtë e të rrjedhshëm, lëreni të thahet dhe më pas lyejeni me pastë të bardhë dhëmbësh.

Kundër Pickimeve Të Insekteve

Pickimet e insekteve mund të neutralizohen shumë mirë nëpërmjet pastës së bardhë të dhëmbëve.

Mjafton të lyeni zonën e skuqur dhe ta shpëlani pas disa orësh.

Kundër Thonjve Të Çngjyrosur E Të Verdhë

Lyejini thonjtë me një sasi të vogël të pastës së bardhë.

Mbajeni atë për 5-10 minuta dhe më pas hiqeni atë duke përdorur një furçë të butë  ose pambuk.

Përsëriteni këtë procedurë dy ose tre herë në javë.

Pastrimi I Pasqyrave 

Mjegullimi i pasqyrave në banjë apo dritat e makinës mund të zgjidhet shumë mirë me pastën e bardhë të dhëmbëve.

Ajo u jep shkëlqim llambave dhe pasqyrave.

Mjafton t’i lagni ato si fillim me ujë dhe më pas t’i lyeni me pastë të bardhë duke përdorur një furçë të vjetër të dhëmbëve.

Më pas përdorni një leckë të lagur për t’i fërkuar dhe pastruar.

Pastrimi I Sendeve Prej Argjendi

Përzieni sasi të barabarta të pastës së bardhë dhe kripës dhe më pas shtoni pak lëng limoni.

Me këtë pastë mund të pastroni sendet e argjendta dhe t’u jepni atyre shkëlqimin e humbur.

Pastrimi i këpucëve

Këpucët e bardha, veçanërisht atletet mund t’i pastroni me pastë dhëmbësh duke përdorur një furçë të vjetër.

Pastrimi I Hekurit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pjesën e poshtme të hekurit mund ta pastroni me pastë të bardhë dhëmbësh.

Mjafton që të përhapni pastën në të gjithë hapësirën e saj, ta fërkoni me një leckë të thatë dhe pas pesë minutash ta pastroni me një leckë të njomë.

Njollat E Bojës Së Flokëve

Vendosni pastën e bardhë në lëkurën e njollosur nga boja e flokëve dhe pas 10 minutash fërkojeni me pambuk.

Pas kësaj shpëlani zonën me ujë./AgroWeb.org