AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Çmimi Nobel në Kimi për gjermanin Benjamin List

Çmimin Nobel në Kimi e marrin gjermani Benjamin List dhe amerikani me origjinë skoceze David W.C. MacMillan. Të dy kanë zhvilluar metoda për përshpejtimin e reaksioneve kimike.

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2021 do ta marrin gjermani Benjamin List dhe studiuesi amerikan David W.C. MacMillan për zhvillimin e organokatalizës asimetrike. Njoftimi u bë nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm. Nobelistët e kimisë të vitit kanë zhvilluar një mjet të ri dhe gjenial për ndërtimin e molekulave – organokatalizën, thuhet në citim. Ajo do të përdoret për studime për medikamente të reja, u bë e ditur dhe gjithashtu ka ndihmuar që kimia ta respektojë më shumë mjedisin.

Benjamin ListBenjamin List

Organokataliza është zhvilluar me një ritëm mahnitës, tha Akademia në Stokholm. Me ndihmën e këtyre reaksioneve studiuesit tani mund të prodhojnë shumë gjëra në mënyrë më efikase, nga medikamentet e reja deri tek molekulat që mund të kapin dritën në qelizat diellore.

Këtë vit, çmimi më prestigjioz për kimistët shoqërohet me gjithsej dhjetë milionë krona (rreth 980,000 euro). Ceremonia e ndarjes së çmimeve tradicionalisht zhvillohet më 10 dhjetor, përvjetori i vdekjes së themeluesit të Çmimit Nobel Alfred Nobel./aud (dpa, tgsch),dw

 

Fraksion.com