AktualitetEkonomiTë fundit

Banka Botërore rishikon me rritje 7.2% ekonominë shqiptare në 2021: Ka treguar shenja inkurajuese të rimëkëmbjes

Ekonomia shqiptare do rritet me 7.2% këtë vit dhe jo vetëm 5.1% ishte parashikimi i mëparshëm i këtij institucioni.

Sipas raportit të fundit të BB në vijim rritja për këtë vit do të jetë shumë më e madhe secc ishte menduar por do të ngadalësohet në vitet e ardhshme: 3.8% në 2022 dhe 3.7% në 2023.

Aktiviteti ekonomik është rikthyer në vitin 2021 dhe PBB-ja parashikohet të rritet me 7.2 për qind, i nxitur nga sektori i ndërtimit dhe aktiviteti i rindërtimit të pasojave të tërmetit.

Duke iu referuar arsyeve Banka Botërore në raport thotë se  ekonomia shqiptare ka treguar shenja inkurajuese të rimëkëmbjes pasi është rritur besimi i konsumatorëve, kërkesa e jashtme, dhe la pasur stimul fiskal. Ndërtimi udhëhoqi rritjen e PBB -së në tremujorin e 2021 dhe pritet të mbetet  fortë, falë rindërtimeve të reja dhe projekteve infrastrukturore.

Banka Botërore referon se, sidoqoftë, perspektivat ekonomike mbeten të pasigurta pasi rastet ditore kanë filluar të rriten përsëri. Deri në gusht 2021, shkalla e vaksinimit ishte rreth vetëm 20 për qind. Nëse rivendosen, masat e reja të kontrollit ato do të ushtrojnë presion mbi aktivitetin ekonomik dhe punësim, veçanërisht në shërbime dhe prodhim.

 

Fraksion.com