“Ardi Veliu iku vetë”; Çuçi: Nuk ka patur arsye për shkarkim
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur lidhur me largimin e Ardi Veliut nga detyra e drejtorit të Policisë së Shtetit, si dhe sigurinë në vend.
Gjatë një interviste televizive ministri Çuçi vlerësoi punën e Veliut, ndërsa tha se ditën e nesërme (sotme) do të zyrtarizohet drejtori i ri i Policisë.
Në lidhje me pyetjen se dha dorëheqjen Veliu apo e dorëhoqën, Çuçi tha se “jo, dha dorëheqjen absolutisht”.
“Në jemi në fillimin e një mandati të ri dhe ai e ka gjykuara që të japi dorëheqjen. Por, pa diskutim është një dorëheqje jo e shtyrë apo presion, por është një dorëheqje që ai e ka marrë gjatë ushtrimit të mandatit me sukses, sipas meje. Unë isha në Komision Parlamentar atje një tjetër dialogu dhe shprehja u keqkuptua nga mediet, nuk kemi të bëjmë me shkarkim. Është e vërtetë që Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen e nuk është shkarkuar se nuk ka pasur arsye”, tha ai.
Çuçi shtoi se “informacionin e mora pasi mbarova Komisionin e Sigurisë që Ardi Veliu dha dorëheqjen. E vërtet është që me kryeministrin ne kemi vëmë objektivat për 4-vjeçarin e ardhshëm që do kishte një kërkesë të shtuar ndaj Policisë”.
Se kush do të jetë drejtori i ardhshëm i Policisë së Shtetit dhe a do jetë Gledis Nano, Çuçi tha se “nesër mbledhim qeverinë dhe do të vendosim. Nano është një nga kandidaturat por ne nesër do ta vendosim në mbledhjen e qeverisë”.
Duke folur për sigurinë në vend Çuçi theksoi se, jemi në situatë më të mirë në këto 30 vite ku shteti ka në dorë të gjithë sigurinë e Republikës.
Duke iu përgjigjur pyetjes se a e ndjeni se rendi është problematik Çuçi tha se, “rendi nuk ka probleme të shtuara. Dua të përmend vetëm një statistikë. Në 2013 kemi patur 107 vrasje, 2020 kemi patur 52 vrasje, pra nuk po bëjmë retorikë boshe po përmend vetëm statistikat. Nuk ka shqetësim të shtuar. Lufta me krimin është e përditshme. Ne jemi në situatën më të mirë në këto 30 vite ku shteti ka në dorë të gjithë sigurinë e Republikës”.
Fraksion.com