Vokshi: Qeveria falsifikon shifrat e vaksinimit
Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, u shpreh gjatë debatit në Komisionin e Shëndetësisë se qeveria mashtron për vaksinimin.
“I është dërguar një material Komisionit të Shëndetësisë me shifra të manipuluara, pasi thuhet që keni një mbulesë vaksinale me të paktën 43.8% me të paktën 1 dozë dhe 37.18% me të dyja dozat. Po ju tregoj statistikat zyrtare ndërkombëtare të certifikuara ku Shqipëria me 805 mijë doza me të dyja dozat është 23.8%, Serbia me 41.8, Mali i Zi me 34.6%, Kosova me 30.2%, Maqedonia e Veriut 35.1%, Bosnje Hercegovina është me numrin më të ulët, pra jemi të parafundit në rajon. Nuk po e krahasoj me vendet e BE-së”, tha Vokshi.
Ajo theksoi se nuk mund të quhet sukses procesi i vaksinimit pasi vetëm 28.8% e popullatës është vaksinuar.
Vokshi theksoi se, shpenzimet dhe vëmendja për shëndetësinë janë në nivelin më të ulët pasi qeveria e ka pasur vëmendjen tek krimi zgjedhor dhe vjedhja e votës, çështja e së cilës ndodhet në SPAK.
“Kjo qeveri nuk e ka fare ne kujdes shëndetin e qytetareve. 58% e pagesave për shëndetin bëhet nga xhepi i qytetarëve. A jemi ne krenarë për këtë? Meqenëse përmendët fushatën. Po ju jap fakte që kush ka shkelur ligjin për fushatën elektorale. Ju i keni humbur gjyqet politike. Kush e ka shkelur ligjin dhe kush ka përhapur pandemi? Ministrja shkonte shtëpi më shpi dhe jepte legalizime elektorale. Gjysma e stafit të saj janë patronazhistë”, u shpreh Vokshi.
“Shikoni skemën që ka ngritur të patronazhimit. 674 patronazhiste ka pasur ministrja e Shëndetësisë. 50 mijë të patronazhuar nga ministrja. Çështja është në SPAK dhe gjithmonë e në çdo mbledhje do te flas derisa të hetohet kjo çështje sepse ka kryer krime. Në vend që të rrinte mbi kokë vaksinimit, kryente krime elektorale. Ja ku e keni sistemin e patronazhimit, hynte shtëpi me shtëpi dhe ka shkuar ne mes te natës me legalizime elektorale, me sistem patronazhimi”, vijoi Vokshi.
“70 patronazhistë nëpunës që janë marrë me krime elektorale. Janë 70 patronazhistë, do t’i them emër me emër. Këto përcillnin virusin shtëpi më shtëpi. 50 mijë patronazhistë. Ju jeni maxhorancë ilegjitime. Ministrja nuk duhet të ishte këtu sot duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësja kryesore që kemi nivelin më të lartë të vdekshmërisë. Edi Rama dhe Ogerta Manasitrliu janë përgjegjës. Çonte kura, tamponë dhe legalizime falas ne 22.00 te natës”, tha Vokshi në Komisionin e Shëndetësisë.
Fraksion.com