AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Vijon rindërtimi i pallateve në Lezhë, përfitojnë 400 banorë

Në qytetin e Lezhës po vijojnë intensivisht punimet për ndërtimin e pallateve të reja për akomodimin e banorëve që mbetën pa strehë nga tërmeti i nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieret e rindërtimit në Lezhë, ku përfitojnë banesa falas 400 banorë që humbën strehën nga tërmeti.

“Mirëmëngjes dhe me punën që nuk ndalet për rindërtimin e pallateve të reja edhe në Lezhë, për 400 banorë që humbën strehën nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Në kuadër të Programit të Rindërtimit, në Lezhë do të ndërtohen 7 pallate të reja me 177 apartamente.

Paralelisht, punime janë kryer edhe për përforcimin dhe riparimet e brendshme dhe të jashtme të pallateve të tjera të dëmtuara nga dy tërmetet.

Po nga Programi i Rindërtimit, në qarkun e Lezhës do të rindërtohen nga e para më shumë se 230 banesa individuale.

Gjatë vitit 2020 nga ana e bashkisë Lezhë janë trajtuar me bonus qiraje më shumë se 340 familje dhe vlera e paguar për bonuset e qirasë nga janari 2020 deri në nëntor 2020 është 63,553,200 lekë.

 

Fraksion.com