Mediat malazeze: Sekuestrohen 300 kg marijuanë, erdhi nga Shqipëria! Ishte e fshehur në një kamion cisternë
300 kg marijuanë janë kapur në Malin e Zi, ndërsa transportoheshin me një kamion cisternë. Droga ,sipas mediave malazeze, vinte nga Shqipëria drejt Malit të Zi, ndërsa u kap në terminalin Doganor në Podgoricë. Droga u zbulua nga anëtarët e Administratës së të Ardhurave dhe Doganave.
Marijuana posedohej nga një shtetas nga Bosnja- Hercegovine, dhe ishte fshehur në kamionin cisternë që hyri nga Shqipëria drejt Malit të Zi.
Fraksion.com