AktualitetBota+Të funditTeknologji

“Hakerimi nga jashtë?”; Facebook, Instagram dhe WhatsApp rifillojnë të funksionojnë

Facebook-u ka filluar përsëri të funksionojë pas një ndërprerjeje gjatë së cilës miliona njerëz në mbarë botën nuk kishin qasje tek ky rrjet social, si edhe tek platformat e tjera Instagram dhe WhatsApp.

Përdoruesit e Facebook-ut thanë të hënën në mbrëmje se kishin filluar të rifitojnë qasje të pjesshme në faqe, rreth gjashtë orë pasi ajo kishte dalë jashtë përdorimit.

Më pas Facebook konfirmoi se ishte “rilidhur në internetin global”.

Facebook-u, Instagram-i dhe WhatsApp-i kishin dalë jashtë funksionit në të gjithë globin të hënën.

Ekspertët e sigurisë që po monitorojnë situatën thanë se ndërprerja mund të jetë shkaktuar nga një gabim në konfigurim, që mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm. Po kështu po shihen si teorikisht i mundshëm edhe një sabotazh nga një person i brendshëm (i kompanisë).

Ekspertët i shohin si më pak të mundshme mundësitë e hakerimit nga jashtë. Një sulm masiv sipas tyre do të kërkonte koordinim mes grupeve të fuqishme kriminale ose një teknikë shumë novatore.

Facebook-u pranoi se përdoruesit kishin pasur probleme me qasjen në aplikacionet e tij, por nuk dha informacione specifikë në lidhje me natyrën e problemit ose sa përdorues ishin prekur nga ndërprerja.

Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim“, shkruante Facebook-u.

Të hënën aksionet e Facebook-ut, një kompani ne rreth 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5% në tregtinë e pasdites, dita më e më të keqe në gati një vit.

50 mijë përdorues të FB dhe Instagramit njoftuan probleme me aplikacionet. Ndërkohë, platforma e mesazheve e gjigantit të medias sociale, WhatsApp-i u njoftua se kishte probleme me mbi 35,000 përdorues, ndërsa Messenger-i për rreth 9,800 përdorues.

Facebook-u ka përjetuar ndërprerje të ngjashme edhe në muajt mars e korrik të këtij viti.

 

Fraksion.com