“Dëmton fëmijët dhe demokracitë” ; “Spiunia” e Facebook dëshmon në Kongres
Një ish-punonjëse e Facebook u ka thënë ligjvënësve amerikanë se faqet dhe aplikacionet e kompanisë “dëmtojnë fëmijët, nxisin përçarjen dhe dobësojnë demokracitë”. Frances Haugen, një ish-menaxhere 37-vjeçare e Facebook kritikoi rëndë kompaninë në një seancë dëgjimore në Capitol Hill.
Haugen i tha CBS News të dielën se ajo ndau një numër dokumentesh të brendshme në Facebook me Wall Street Journal javët e fundit. Duke përdorur dokumentet. WSJ raportoi se hulumtimi i kryer nga Instagram tregoi se aplikacioni mund të dëmtojë shëndetin mendor të adoleshentëve.
Kjo ishte një temë që zonja Haugen vazhdoi gjatë dëshmisë së saj të martën. “Udhëheqja e kompanisë e di si ta bëjë Facebook dhe Instagram më të sigurt, por nuk do të bëjë ndryshimet e nevojshme, sepse ata kanë vënë fitimet e tyre astronomike para njerëzve”, tha ajo.
Ajo kritikoi themeluesin dhe shefin e kompanisë Mark Zuckerberg për kontrollin e gjerë, duke thënë se “askush nuk e mban Markun tani përgjegjës përveç vetvetes”.
Ajo vlerësoi ndërprerjen masive të shërbimeve të Facebook të hënën, e cila preku përdoruesit në të gjithë botën.”Dje ne pamë që Facebook u shkëput. Unë nuk e di pse u rrëzua, por e di që për më shumë se pesë orë, Facebook nuk u përdor për të thelluar ndarjet, për të destabilizuar demokracitë dhe për t’i bërë vajzat dhe gratë e reja të ndiheshin keq për trupin e tyre”.
Përgjigja, tha ajo për senatorët, ishte mbikëqyrja e Kongresit. “Ne duhet të veprojmë tani”, tha ajo. Facebook ka mohuar akuzat.
Ndërsa ajo fliste, drejtori i komunikimit të politikave të kompanisë Andy Stone postoi në Twitter një përgjigje ndaj dëshmisë së saj, duke thënë se ajo ishte pyetur për fushat në të cilat nuk punonte – përfshirë sigurinë e fëmijëve dhe Instagram. Ligjvënësit nga të dyja palët shprehën kritika ndaj Facebook gjatë seancës.
Fraksion.com