AktualitetTë fundit

COVID-19 i merr jetën komentatorit Kosta Grillo

Komentatori dhe gazetari i njohur sportiv, Kostandin Grillo ka ndërruar jetën dotën e sotme pas një beteje të gjatë me COVID, betejë nga e cila nuk mundi dot të triumfojë.

Gjendja e tij ishte shumë e rëndë dhe pavarësisht se shkoi në Turqi për kurim më të specializuar, fatkeqësisht ai nuk mbijetoi.

Ai udhëtoi drejt Turqisë në datën 12 gusht, e ndërsa që prej 27 gushtit ndodhej në terapi intesive, në gjendje të rëndë.

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.

 

Fraksion.com