AktualitetTë fundit

Ardi Veliu jep dorëheqjen, Rama publikon dokumentin: Konsideratën më të lartë për ndershmërinë dhe profesionalizmin

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar sot punën e bërë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili i ka paraqitur kërkesën për dorëheqje Kryeministrit.

Kryeministri Rama në reagimin e tij e falënderon drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit për kontributin e vyer.

“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shprehet Rama.

Rama gjithashtu ka postuar edhe letrën e dorëheqjes nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

 

Fraksion.com