Vdekja e dibranit dhe ganezes; Gazetarja zbulon sherrin mes çiftit: Ja pse ndodhi tragjedia
Zbulohen detaje të reja nga vdekja e çifti shqiptaro-ganez, ngjarje që tronditi Tiranën fundjavën e shkuar.
Ngjarja horror ka terrorizuar banorët e pallatit, pasi shumë prej tyre kanë parë të gjakosur 31 vjeçaren ganeze, ndërsa pak më vonë, kanë parë edhe 31 vjeçarin që u hodh nga kati i tetë i pallatit.
Për Top News, gazetarja Dorjana Bezat tha se shkak i krimit ka qenë xhelozia e Kliton Pirës. Sipas saj, largësia ndaj të dashurës së tij, Jawsackie Jaboah, kishte bërë që i riu të kalonte në depression.
“Muajin e fundit është parë një krisje e kësaj marrëdhënie. 26 vjeçari kishte kaluar në depresion, për shkak të xhelozise. Mësohet se ganezja vinte shpesh në Shqipëri. I riu kishte jetuar disa vite në Angli si emigrant i parregullt. Ngjarja e rëndë duket se ka ardhur për shkak të xhelozise. Kushëriri i tij i ka transportuar nga aeroporti i Rinasit. Familja kishte dijeni për lidhjen e tyre, pasi vajza ishte prezantuar edhe në shtëpi.”, tha gazetarja në “Breaking” në Top News.
Si ndodh ngjarja
“Fillimisht ka patur një konfrontim fizik. Më pas ganezja është qëlluar me thikë. Lufta ka vijuar edhe në korridorin e pallatit, ndërsa më pas shtetësja e huaj ka arritur të zbresë deri në oborr. Qytetarët janë tmerruar kur e kanë parë atë në sheshpushimin e pallatit.
Pas krimit shokues, 31 vjeçari u hodh nga kati i tetë i banesës, duke u mbyllur kështu me dy viktima, një histori dashurie”, u shpreh gazetarja.