“S’ka konfirmim”; Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ndërprerje shërbimi në nivel botëror
Facebook-u, Instagram-i dhe WhatsApp-i kanë dalë jashtë funksionit në të gjithë globin, njoftoi gjigandi i këtyre mediave sociale të hënën, duke shtuar se po punonte për rivendosjen e shërbimeve.
Agjencia “Reuters” bëri të ditur se nuk ka arritur të konfirmojë deri tani se çfarë e ka shkaktuar këtë ndërprerje të shërbimeve, por në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të Facebook-ut flitej për një problem me serverin qendror Domain Name System (DNS).
Një problem i ngjashëm me kompaninë Akamai Technologies Inc nxori jashtë funksionit shumë faqe internet në muajin korrik.
Ekspertët e sigurisë që po monitorojnë situatën thanë se ndërprerja mund të jetë shkaktuar nga një gabim në konfigurim, që mund të jetë rezultat i një gabimi të brendshëm. Po kështu po shihen si teorikisht i mundshëm edhe një sabotazh nga një person i brendshëm (i kompanisë).
Ekspertët i shohin si më pak të mundshme mundësitë e hakerimit nga jashtë. Një sulm masiv sipas tyre do të kërkonte koordinim mes grupeve të fuqishme kriminale ose një teknikë shumë novatore.
Facebook-u pranoi se përdoruesit kishin probleme me qasjen në aplikacionet e tij, por nuk dha informacione specifikë në lidhje me natyrën e problemit ose sa përdorues ishin prekur nga ndërprerja.
“Ne po punojmë për t’i kthyer gjërat në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur dhe kërkojmë falje për çdo shqetësim“, shkruante Facebook-u.
Të hënën aksionet e Facebook-ut, një kompani ne rreth 2 miliardë përdorues aktivë në ditë, ranë me 5.5% në tregtinë e pasdites, dita më e më të keqe në gati një vit.
50 mijë përdorues të FB dhe Instagramit njoftuan probleme me aplikacionet. Ndërkohë, platforma e mesazheve e gjigantit të medias sociale, WhatsApp-i u njoftua se kishte probleme me mbi 35,000 përdorues, ndërsa Messenger-i për rreth 9,800 përdorues.
Facebook-u ka përjetuar ndërprerje të ngjashme edhe në muajt mars e korrik të këtij viti.
Fraksion.com