AktualitetTë fundit

Shpërthim në një kompani private në Krujë: Plagosen dy punonjës

Dy persona u plagosën në krye të detyrës pak minuta më parë në një shpërthim të papritur në mjediset e kompanisë ku punonin, raporton noa.al.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh.

Si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombolë, kanë pësuar djegie 2 punonjës.

Policia tha se të plagosurit janë shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët u dërguan në spital ku aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Fraksion.com