AktualitetPolitikëTë fundit

Rama mbërrin në Spanjë: Bashkëpunim me universitetet; Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Spanjës, me ministren e Arsimit Evis Kushi. Në fokus të këtij udhëtimi është arsimi, për bashkëpunimin e universiteteve shqiptare me ato spanjolle, si një nga objektivat e qeverisë “Rama 3”. Takimi i parë i zhvilluar është ai me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.

Pas Spanjës, kryeministri Edi Rama niset direkt për në Slloveni, ku në 6 tetor organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, për të ardhmen Europiane të Ballkanit si dhe qëndrimi që do të mbahet në raport me Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi me universitete prestigjioze jashtë vendit është artikuluar më parë edhe nga ministrja Kushi, e cila është shprehur se bashkëpunimet nuk do të jenë vetëm në kuadrin e programeve të studimeve të përbashkëta apo të dyfishta, por do të shtrihet në të gjitha aspektet e jetës universitare dhe akademike, me projekte të përbashkëta, me shkëmbime studentësh e pedagogësh, lidhjen me tregun e punës etj.

Rama mbërrin në Spanjë, takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Spanjë, ku takimi i parë i zhvilluar është ai me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.

“Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve”, shkruan Rama.

 

Fraksion.com