AktualitetPolitikëTë fundit

Rama dhe ministrja Kushi drejt Spanjës: Memorandum bashkëpunimi me universitetet prestigjioze

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë ditën e sotme drejt Spanjës, me ministren e Arsimit Evis Kushi. Në fokus të këtij udhëtimi do të jetë arsimi, për bashkëpunimin e universiteteve shqiptare me ato spanjolle, si një nga objektivat e qeverisë “Rama 3”.

Pas Spanjës, kryeministri Edi Rama niset direkt për në Slloveni, ku në 6 tetor organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, për të ardhmen Europiane të Ballkanit si dhe qëndrimi që do të mbahet në raport me Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi me universitete prestigjioze jashtë vendit është artikuluar më parë edhe nga ministrja Kushi, e cila është shprehur se bashkëpunimet nuk do të jenë vetëm në kuadrin e programeve të studimeve të përbashkëta apo të dyfishta, por do të shtrihet në të gjitha aspektet e jetës universitare dhe akademike, me projekte të përbashkëta, me shkëmbime studentësh e pedagogësh, lidhjen me tregun e punës etj.

 

Fraksion.com