Padia për shifje, gjykata e Posaçme shtyn sërish seancën për përballjen e Grida Dumës me kryebashkiakun Veliaj
Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 14 tetor seancën për përballjen mes deputetes Grida Duma dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, pasi demokratja e ka paditur për shpifje.
Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se seanca e sotme dështoi për shkak të mospranisë së prokurorit në sallën e gjyqit. Kujtojmë se në seancën e kaluar gjykata kaloi çështjen për gjykim, pasi Duma refuzoi të zgjidhte çështjen me pajtim.
Fraksion.com