Facebook në ‘blackout’, gjiganti i mediave sociale ra pas akuzave të rënda të një ish-punonjëse
Prej gati 3 orësh, Facbook dhe dy platformat e saj Instagram dhe WhatsApp kanë ndërprerë shërbimin për përdoruesit, e duket se kjo rënie vjen teksa gjiganti po përballet me një tjetër krizë. Një nga punonjëset e kompanisë ka hedhur akuza të rënda, teksa ka thënë se Facebook ka promovuar gjuhën e urrejtjes dhe keqinformimit në këmbim të fitimit.
Francis Hogen tha se dispononte prova që tregojnë se platforma “tradhtoi demokracinë”. Sipas saj, Mark Zuckerberg e dinte mirë që urrejtja, dhuna dhe lajmet e rreme po lulëzonin në platformat e tij, por nuk po bënte asgjë për t’i ndaluar ato, pasi kjo do të zvogëlonte kohën që përdoruesi shpenzon për “produktet” e tij.
“Ajo që pashë në Facebook vazhdimisht ishte se kishte një konflikt interesi midis asaj që është e mirë për publikun dhe asaj që është e mirë për Facebook. Facebook ka zgjedhur vazhdimisht t’i shërbejë interesave të veta, të tilla si të fitosh më shumë para. Versioni i Facebook që ekziston sot po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike në të gjithë botën”, tha Hogen.
Fraksion.com