“Mijëra pedofilë brenda Kishës katolike në Francë”; Hetimi 2-vjeçar: Kriza më e madhe në 500 vjet
Mijëra pedofilë kanë vepruar brenda Kishës Katolike që nga viti 1950! Ky është rezultati i një hetimi 2 vjeçar, për të cilët janë gjetur prova për mbi 2900 deri në 3200 abuzues.
Hetimi i pavarur është porositur nga vetë Kisha Katolike Franceze në 2018, pas një numri skandalesh në vende të tjera dhe bazohet në arkivat e kishës, gjykatës dhe policisë, si dhe intervistat me viktimat.
Raporti përfundimtar i këtij hetimi që është 2500 faqe ka në përmbajtje të saj 6500 viktima dhe dëshmitarë që u kontaktuan përgjatë 2 viteve duke bërë që kjo të klasifikohet si “kriza më e madhe e kishës në 500 vjet”.
Fraksion.com