AktualitetRajoniTë fundit

Serbia regjistron 51 viktima nga COVID-19

Instituti i Shëndetit Publik në Serbi “Dr.Milan Jovanoviq Batut”, njoftoi të shtunën se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 51 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Nga testimi i 19.572 mostrave, pozitivë në koronavirus kanë dalë 6.412 persona.

Të shtunën (2 tetor) u bë e ditur se të hospitalizuar janë 6.410 pacientë, ndërsa prej tyre 253 janë në respiratorë.

Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit 2020, në Serbi kanë vdekur 8.331 njerëz.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 955.672.

Javën e fundit, Serbia është në vendin e parë në Evropë, dhe në vendin e katërt në botë, sipas numrit të rasteve të reja të koronavirusit për 1 milion banorë, sipas të dhënave nga faqja worldometers.info.

Megjithatë Shtabi i Krizës nuk ka planifikuar ende vendosjen e asnjë mase kufizimi.

Organizatat joqeveritare i kanë bërë thirrje Qeverisë së Serbisë që të vendosë masa të detyrueshme për të mbrojtur popullatën nga sëmundja./rel

 

Fraksion.com