AktualitetTë fundit

26-vjeçari vret me thike të dashurën ganeze në Tiranë, hidhet nga kati i 8 i pallatit dhe vdes në vend

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme. Një i ri 26-vjeçar Kliton Pira, nga Dibra, ka goditur me thikë të dashurën, shtetase të huaj, e cila ka dalë nga banesa ka zbritur poshtë ka kërkuar ndihmë.

Ndërsa burri  dyshohet se është hedhur nga kati i 8 dhe ka ndërruar jetë në vend. Vajza e  huaj e identifikuar si Jawsackie Jaboah, me pasaportë franceze, ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Pjetër Budi, pranë Gjykatës së Tiranës, te ish-Ekspozita.

Ngjarja

Një debat mes çiftit në një apartament në katin e 8-të të një pallati në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë eskaloi në sherr, konflikt dhe më pas në përdorimin e armës së ftohtë. Mësohet se banesa ishte marë për një ditë me qira nga ganezja. Prej janarit ajo kishte ardhur në Shqipëri për të bashkëjetuar me Klinton Pirën mes Dibrës e Tiranës.

26-vjeçari e qëlloi disa herë me thikë ganezen dhe kjo e fundit doli me vrap na banesa duke zbritur shkallët e pallatit duke bërtitur për të kërkuar ndihmë. Në shkallët e fundit ajo pati gjendje pavetëdije.

Disa minuta më vonë, Klinton Pira vendos të hidhet nga pallati dhe pas rënies nga kati i 8-të ndërron jetë në vend.

Mësohet gjithashtu se ganezja ditën e sotme,  në orët e drekës,  kishte ardhur në Shqipëri për të takuar Klinton Pirën i cili i mori jetën asaj dhe vetes në fund.

Pak orë pasi ajo kishte udhëtuar nga Franca në drejtim të Tiranës ajo është qëlluar me thikë nga i dashuri shqiptar, 26-vjeçari Klinton Pira, i cili kishte 1 muaj që kishte ardhur në Shqipëri.

 

Mesazhet plot pasion të 26-vjeçarit për të dashurën

“Falënderoj Zotin çdo ditë që të solli ty në jetën time! Të dua bukuroshe

Unë të premtoj se do ta mbaj zemrën tënde me përkujdesje dhe ta ruaj atë me dashuri”, janë disa nga mesazhet që i ka shkruar të dashurës së tij 31-vjeçare na Gana, 26-vjeçari shqiptar Klinton Pira.

 

Fraksion.com