AktualitetPolitikëTë fundit

“Është urgjent”; Ambasadori Soreca: Deri më tani janë investuar 55 milionë euro për Reformën në Drejtësi

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, dha mesazhe të forta për Reformën në Drejtësi, në konferencën me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”.

Në fjalën e tij, kryediplomati i BE ka vënë theksin te dosjet e rëndësishme, që sipas tij, duhen trajtuar, edhe me mbështetjen e qeverisë.

Sipas tij, Vettingu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë sa më shpejt, duke shtuar se Reforma në Drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme.

“Reforma ishte thelbësore për Shqipërinë dhe po jep rezultatet e para. SPAK ka çuar në gjykatë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese dhe po heton 23 të tjerë.

Reforma në Drejtësi duhet të përfundojë dhe institucionet e reja duhet të tregojnë lidership. Ka disa dosje të rëndësishme që duhen trajtuar. Qeveria ka detyrën t’ju mbështesë. Është urgjent që procesi i Vettingut të përfundojë sa më shpejt, por duke ruajtur integritetin e procesit. Kjo do të dojë zgjatje të mandatit të anëtarëve të KPK dhe komisionerëve. Reforma duhet të jetë e pakthyeshme.

Vetingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të Vettingut, Por Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë.

Reforma në Drejtësi po sjell rezultate konkrete, të cilat ishin të paimagjinueshme, psh 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu, përfshirë ish gjyqtarë të Gjykatës së Larte dhe asaj Kushtetuese. Reforma në Drejtësi është dhe do të mbetet prioritet kyç për BE. Deri më tani janë investuar 55 milionë euro për Reformën”, tha ambasadori Soreca.

 

Fraksion.com