“Situata në PD”; Salianji: Me një të prekur nuk mund të shërohet tumori
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji nuk i ka kursyer ironitë në lidhje me deklaratën e djeshme të Evi Kokalarit, gjatë një takimi që ish-kryeministri Sali Berisha pati me simpatizantët në Durrës.
Në emisionin ‘Frontline’ në ‘News24’ Salianji theksoi se personazhe si Kokalari për nga përmbajtja duken boshe.
PJESË NGA BISEDA
Dje zona Evi Kokalari lëshoi akuza ndaj zotit Basha dje në Durrës…
Ça është kjo? Ça përfaqëson?
Shoqëri civile
Se kisha dëgjuar. Se kam parasysh.
E kuptoj ironinë tuaj Këtu flitet si për një presion, në deklaratën e zonjës Kokalari
Qytetarët që marrin fjalën në këto takime janë të profileve të ndryshme. Personazhet që për nga përmbajtja duken boshe dhe kanë shfaqje skizofrenike….apo të kthejnë shpirtrat e mirë afër, me këta njerëz, apo këto profile që shiten si të tillë, ka parë shumë Shqipëria. S’kam koment. Ka shumë Shqipëria kështu! Nuk është ironi, por përshkrim që mendoj se është më realist i personazheve të këtij lloj që Shqipëria ka personazhe të shumta. Besoni që me një të prekur mund të shëroheni nga tumori? Në kodrën përballë në Tiranë ka pasur shenjtorë të tillë, Leonora quhej.
Fraksion.com