Rama: Abu Dhabi – I ftuar nderi në World Policy Conference
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga “Konferencën e Politikave Botërore” në Abu Dhabi.
Ky është edicioni i 14-të i “Konferencës së Politikave Botërore”, i cili do të zgjasë nga 1-3 tetor dhe ka për qëllim të ndihmojë në promovimin e një bote të hapur, të begatë dhe të drejtë. Ai mbledh së bashku personalitete të nivelit të lartë nga pesë kontinente, udhëheqës politikë dhe ekonomikë dhe gazetarë, si një “urë lidhëse”, për të formuar me njeri-tjetrin lidhje të qëndrueshme me njëri -tjetrin.
Përtej pjesëmarrësve, ky takim ka në fokus ndihmën ndaj popullatave të prekura në një kohë trazirash, të vazhdueshme.
Kujtojmë se gjatë paradites së sotme, Rama ka qenë i pranishëm në ceremoninë e nderimit të Saimir Hoxhë i cili shpall ‘Dëshmorit të atdheut’, pasi dy ditë më parë është vrarë në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama.
Fraksion.com