“Komision Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit”; PD dorëzon kërkesën në Kuvend
Ashtu siç e kishte paralajmëruar në mbledhje, Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme në Kuvend kërkesën për ngritjen një komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Kërkesa u dorëzuar në Kuvend nga nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, ku tha se në këtë komision do të hetohen të gjitha abuzimet që qeveria bëri me fondet publike për të blerë votën e shqiptarëve. Sipas Aliebaj ky hetim nuk do të vijë vetëm si aksion politik, por si nevojë ulëritëse që kërkon demokracia dhe shqiptarët.
“Sapo kemi dorëzuar kërkesën për ngritjen një komisioni hetimor për masakrën zgjedhore të 25 prillit, bazuar në Kushtetutë. Kemi dorëzuar kërkesë jo vetëm si nevojë e aksionit politik, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia kërkon. Disa nga çështjet që meritojnë dhe duhen hetuar o vetëm për politikën dhe publikun. Mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre në zgjedhjet e 25 prillit. Mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë ndërtesave informale. Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike, 2.5 milionë euro. 4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës. Punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore. Do të hetohet ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve”, tha Alibeaj.
Ky komision do të ketë 6 anëtarë dhe do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj. Pjesë e këtij komisioni do të jenë edhe Gazmend Bardhi, Oert Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinant Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.
Pak ditë më herët në mbledhjen e grupit të PD, Basha tha se aksioni opozitar duhet të përqendrohet n në hetimin e zgjedhjeve të 25 prillit, që i cilëson “si masakër zgjedhore”, ku parësore për këtë komision hetimor sipas PD-së do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës, punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës .
Fraksion.com