AktualitetTë fundit

I biri vrau policin; Nëna e Aldi Ramës reagon në rrjetet sociale pas vdekjes së të birit

Nëna e Aldi Ramës ka bërë një postim në rrjetet sociale pas ndarjes nga jetë të djalit të saj, i cili qëlloi veten pas vrasjes të nënkomisarit Saimir Hoxha gjatë kontrollit në automjet dy ditë më parë.

Valbona Kolgjini ka publikuar një foto të djalit të saj, ndërsa në foton e profilit në shenjë zie ka vendosur një shirit të zi për të nderuar kujtimin e të birit.

Ajo ka deklaruar në polici se me të birin kishte pak kontakte, pasi nuk jetonte me të pas divorcit me babain e tij, ndonëse 4 vjet më parë ishte regjistruar në Durrës si banore e lagjes 17 bashkë me djalin.

Nëkomisar Saimir Hoxha u përcoll pë në varreza, ndërsa ende nuk dihet se çfarë u bë me trupin e Aldi Ramës.

Edhe babai i tij që ndodhet me burgim të përjetshëm në Greqi, reagoi dje në media duke komentuar ngjarjen.

Vrau policin Saimir Hoxha! Nëna e Aldi Ramës bën reagimin e

Fraksion.com