Erdoğan: Me Putin-in biseduam nëse mund të ndërtojmë së bashku centralin e dytë dhe të tretë bërthamor
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin biseduam vallë mund të ndërtojnë së bashku centralin e dytë dhe të tretë bërthamor përveç Akkuyu-t.
“Me zotëri Putin-in biseduam vallë mund të ndërtojmë së bashku centralin e dytë dhe të tretë bërthamor përveç Akkuyu-t. Ai tha ‘të punojmë mbi këtë çështje'”, deklaroi Erdoğan në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në avion gjatë kthimit në Turqi pas takimit që zhvilloi në Soçi me presidentin rus Putin.
Në fjalën e tij, Erdoğan informoi se me Putin-in kanë pasur një bisedë për rreth 3 orë ku gjetën mundësinë që të diskutojnë në mënyrë të detajuar çështjet rajonale dhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë.
“Vlerësuam situatën lidhur me projektet e TürkAkım (Rrjedha Turke) dhe centralit të energjisë bërthamore Akkuyu. Pak kohë më parë vizituam centralin e energjisë bërthamore Akkuyu, në të cilin punojnë rreth 10 mijë të rinj inxhinierë turq dhe krahas tyre 3 mijë të rinj inxhinierë rusë. Kjo shifër do të rritet edhe më shumë. Nëse do të jetë e mundur kemi marrë fjalën e tyre për të përfunduar njësinë e parë në muajin maj të vitit 2023. Sigurisht që më pas janë edhe njësitë dy, tre dhe katër”, tha Erdoğan duke shtuar se:
“Sigurisht ne kemi në objektiv të ndërtojmë 3 centrale bërthamore. Me z.Putin biseduam vallë mund të ndërtojnë së bashku me ju edhe këto dy centrale? Atëherë Turqia do të ketë 3 centrale bërthamore. Thanë që ‘të punojmë lidhur me këtë çështje‘. Me Rusinë jemi dakorduar që të përparojnë bashkëpunimin aktual në fushën e energjisë të cilën e shohin si fushë të bashkëpunimit strategjik”.
Presidenti Erdoğan tha se në takim vendosën theksin mbi rëndësinë e bashkëpunimit në turizëm, bujqësi dhe fushat e tjera. Ai potencoi se Rusia ka dhënë një mbështetje serioze ndaj Turqisë ku me turistët e ardhur nga Rusia janë kapërcyer seriozisht problemet e përjetuara në turizëm.
– “Çështjet rajonale ishin fokusi i takimit tonë”
“Krahas këtyre, çështjet rajonale përbënë fokusin e takimit tonë”, theksoi Erdoğan i cili bëri të ditur se gjetën mundësinë të bisedojnë gjerësisht zhvillimet në Siri, Karabak, Libi dhe Afganistan si dhe vlerësime për çështjen e Azerbajxhanit.
Presidenti turk tha se nga Putin kërkoi kthimin e vizitës në një kohë të shkurtër për të cilin presidenti rus paraqiti një qasje pozitive. “Kërkova që para se të përfundojë ky vit të mbajmë ‘Takimin e Këshillit të Nivelit të Lartë Strategjik‘ ku Putin më dha përgjigje pozitive”, tha Erdoğan.
Pas vlerësimeve Erdoğan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. I pyetur nëse i ka përcjellë apo jo presidentit Putin që Rusia të përmbushë angazhimet e saj në kuadër të Marrëveshjes së Soçit në vitin 2018 dhe nëse ka dhënë apo jo Rusia ndonjë siguri lidhur me Idlibin?, Erdoğan tha: “Si Turqi, ne vazhdojmë angazhimin për çdo çështje që kemi vendosur bashkë me Rusinë në Siri. Nga këto nuk bëhet fjalë për ndonjë hap prapa. Ne si Turqi kemi vazhduar t’u përmbahemi të gjitha marrëveshjeve edhe në pastrimin e elementëve radikalë në korridorin e sigurisë. Edhe nga kjo nuk ka tolerime. Por, të njëjtin qëndrim e presim edhe nga bashkëbiseduesit tanë”.
Duke shprehur se për vazhdimin në mënyrë të shëndetshme të armëpushimit në rajon do të rrisin me shpejtësi rikthimet kryesisht nga Turqia, Erdoğan tha se “Mbi 1 milion persona u kthyen në shtëpitë, në territoret e tyre, përfshirë 400 mijë në Idlib. Vazhdojmë pa u ndalur në përpjekjet tona për të rritur këtë shifër dhe për kthimin e sigurt të sirianëve që i mirëpresim”.
“Një tjetër çështje që unë u fokusova ishte prania e PKK/YPG-së në Moskë. Ia rikujtova këtë atyre. Kjo organizatë në të njëjtën mënyrë është pritur edhe në Shtëpinë e Bardhë në SHBA, në të cilën interesi ndaj tyre fatkeqësisht është në nivel të përparuar. Është një amerikan i emërtuar McGurk (koordinator i SHBA-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut)”, tha Erdoğan.
“Pak më parë fola për këtë emër, McGurk. Faktikisht, ky është një emër që mbështet terrorizmin. Ky njeri është pothuajse drejtues i PKK/YPG/PYD. Sigurisht që kjo shprehje e imja do të shqetësojë seriozisht dikë. Edhe këtë e dimë. Por, ai endet krah për krah me organizatat terroriste. Fakti që ai po ecën krah për krah me ata në rajonin ku luftoj me terroristët më shqetëson seriozisht. Aktualisht ndërthurja e tij me këto organizata terroriste, të qenit bashkë tregon tashmë pozicionin tonë. Herët apo vonë Amerika duhet të dalë nga këtu dhe ky vend duhet t‘i lihet popullit sirian”, tha Erdoğan.
Ai vuri në dukje se në këtë takim bashkë me vlerësimin e situatës aktuale në rajon, axhenda u përbë kryesisht nga elementët për të zhvilluar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, hapat e përbashkët që mund të hidhen nga industria e mbrojtjes në çështjet politike dhe ushtarake si dhe investimet që mund të bëhen bashkarisht.
“Për këtë çështje në mënyrë të qartë dhe të hapur z.Putin solli në rend dite investimet që mund të bëjmë. Për shembull, krahas Akkuyu çështjen e centraleve të dyta dhe të treta të energjisë bërthamore, hapat që mund të ndërmarrim për industrinë e mbrojtjes. Bashkë me këtë biseduam punimet hapësinore të Turqisë. (Putin) propozoi dimensione shumë më të përparuara në punimet hapësinore. Propozuan lidhur me punimet e formimit të një platforme në tokë dhe në det ku mund të kryejmë punimet për lëshimin e raketave në hapësirë. Do të punojmë për këtë çështje duke ngarkuar me detyrë kolegët”, tha presidenti Erdoğan.
Në pyetjen “gjatë kthimit nga Amerika keni thënë se ‘ecuria me Biden-in nuk është shenjë e mirë‘. Nëse ecuria nuk është shenjë e mirë, mos vallë ka ndonjë gjë që nuk e dimë për marrëdhëniet me SHBA-në, apo mos janë thelluar problemet?, Erdoğan deklaroi: “Këto i thamë dhe përgjigjja erdhi. Nëse do të jetë e mundur do të takohemi në Romë. Me shumë mundësi edhe në Glasgow. Do të thotë që po ndërmerren disa hapa që janë shenjë e mirë”./AA
Fraksion.com