AktualitetTë fundit

Dy zyrtarë të burgjeve falsifikonin kartelat e punës të të dënuarve; Arrestohen për ‘shpërdorim detyre’

Shërbimi për Kontrollin e Brendshëm në Burgje ka arrestuar dy zyrtarë të burgjeve.

Bëhet fjalë për zyrtarët Gani Shehu dhe Lulzim Kaziu.

Mësohet se ata falsifikonin kartelat e ditëve të punësimit dhe për rrjedhoje të dënuarit përfitonin ulje dënimi.

Personat në fjalë akuzohen për ‘Shpërdorim detyre’. Hetimet jane kryer ne bashkepunim me prokurorine Elbasan./BW

 

Fraksion.com