AktualitetTë fundit

Ndërron jetë mësuesja 46-vjeçare në Popgradec: Familjarët akuzojnë mjekët

Ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit, një grua 46 vjeçare me profesion mësuese,.Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19 pasi nuk është ndjerë mirë. Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.

Burime nga spitali thonë se dyshohet se të ndjerës i ka rënë infarkt,  por familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë prokuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vdekjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet rreth rastit.

 

Fraksion.com