AktualitetTë fundit

Vritet në krye të detyrës, nënkomisari i Policisë së Lezhës; Vrasësi rrethohet nga RENEA, qëllon helikopterin e forcave të policisë!

Një zyrtar i lartë i Policisë së Lezhës, me gradën nënkomisar, oficer i krimeve, është ekzekutuar  sot me armë zjarri në Lezhë, gjatë kohës që ishte në krye të detyrës gjatë një operacioni në Vain të Lezhës.

RENEA është vënë në kërkim të autorit, të cilin e ka lokalizuar dhe po zhvillon operacionin për kapjen e tij.

Ngjarja

Saimir Hoxha, 45-vjeç, ka qenë me 4 kolegë të tij kur kanë ndaluar një automjet i cili dyshohet me targa të vjedhura dhe i kanë bërë me shenjë të ndalojnë. Ata kanë hasur menjëherë me të shtënat e armëve nga makina. Pra ka qenë gjuajtje nga një distancë e afërt. Autori Aldo Rama 21 vjeç ka qenë në makinë, jashtë banesës së tij. Autori ndodhej në masë arresti në shtëpi për drogë. Burimet thonë se policia nuk ka qëlluar në drejtim të autorit.

2 persona janë të shoqëruar për këtë ngjarje, të cilët dyshohen se mund të kenë qenë në automjet me autorin e krimit.

Autori Aldo Rama ka qenë i ndaluar në vitin 2018 për herë të parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, ndërsa në vitin 2020 është ndaluar sërish parë mbajtje pa leje e armëve të ftohta. Trupi i oficerit të vrarë është gjetur nga kolegët e tij në një kanal të zonës.

Autori Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja Disa javë më parë, efektivi Saimir Hoxha ishte pajisur me certifikatën e Sigurisë. 45-vjeçari, mendohet se është qëlluar nga një distancë e afrët duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Polici i vrarë dyshohet se kishte informacione se brenda lagunës Kune-Vain kishte kultivim të parcelave me kanabis.

Hoxha ishte me origjinë nga Puka dhe prej vitesh ishte punonjës policie në Lezhë dhe Shëngjin. Ai ishte baba i dy fëmijëve, dhe jetonte në Tiranë. Për ngjarjen janë shoqëruar disa persona.

 

Ajo që dihet deri tani

 

VIKTIMA: Saimir Hoxha, 45 vjeç, babai i 2 djemve, vëllai i kryetares së Gjykatës së Pukës Flutura Hoxha, oficer i krimeve të Rënda në Lezhë, me origjinë nga Puka, punonte në Lezhë, banonte në Tiranë.

VENDI: Ishull Lezhë, Kune-Vain, zonë e mbrojtur

AUTORI I DYSHUAR i shpallur në kërkim: Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta. Ndaj autorit të dyshuar, kishte masë sigurie të arrestit në shtëpi.

DINAMIKA: Oficeri i policisë, Saimir Hoxha shefi i krimeve dhe një efektiv tjetër i Lezhës, i janë afruar makinës së autorit, për të ushtruar një kontroll mbi bazën se kanë të bëjnë me një person të dyshimtë.

Autori ndodhej brenda një makine, nga ku ka qëlluar direkt me armë duke lënë të vrarë oficerin e policisë. Pra nuk ka pasur shkëmbim zjarri. Oficeri i policisë ka qenë me jelk identifikues të punonjësit të policisë, por jo me antiplumb.

Autori është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, ka braktisur makinën rreth 1 km nga vendi ku qëlloi, dhe dyshohet se fshihet në zonë. Për kërkimin e tij edhe helikopter

HETIMET nga: Grupi i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës

 

Fraksion.com