AktualitetPolitikëTë fundit

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen në Tiranë, ceremoni mirëseardhje në Pallatin e Brigadave

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është pritur me ceremoni në Pallatin e Brigadave pasi mbërriti në Tiranë në kuadër të një turi vizitash që do të zhvillojë për dy ditë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ursula Von er Leyen kishte zgjedhur veshje kuq e zi për vizitën në Tiranë, ndërsa gjatë ceremonisë së pritjes ishte e buzëqeshur dhe përshëndeste me dorë në zemër. Pas ceremonisë, u fut në ambientet e Pallatit të Brigadave ku do të ketë një takim me kryeministrin Edi Rama, ndërsa më pas, rreth orës 10:00 do të takohet me presidentin Ilir Meta në Presidencë.

Para se të mbërrinte, presidentja e KE bëri një postim në Twitter ku bëri të qartë mesazhin që BE do të investojë në mënyrë strategjike për të ardhmen e përbashkët europiane.

“Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor përpara Samitit tonë javën e ardhshme.

Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane.

Ne jemi duke e përgatitur atë tani.

Duke kapërcyer COVID, së bashku.
Duke investuar në mënyrë strategjike.
Duke i dhënë mundësi rinisë sonë.” – shkroi Von der Leyen.

 

Fraksion.com