“Po ndërtojmë tani të ardhmen e përbashkët europiane”; DW: Presidentja e KE, Ursula von der Leyen nis turin ballkanik
Mesazhi i Ursula von der Leyen për Ballkanin Perëndimor: Ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane dhe jemi duke e përgatitur atë tani.
Programi i qëndrimit disa orësh i Presidentes së KE në Shqipëri vazhdon me një vizitë në kopshtin e fëmijëve “Europa” dhe më pas ajo do të marrë pjesë në përurimin e një shkolle në fshatin Qerek të Krujës, të ndërtuar me fondet e BE, në kuadër të programit EU4Schools, pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019.
Ursula von der Leyen: Po ndërtojmë tani të ardhmen e përbashkët europiane.
Në një status në twitter Presidentja e KE ka dhënë mesazhin lidhur me turin e saj ballkanik, të nisur sot me Shqipërinë. “Sot filloj vizitën time në gjashtë partnerët tanë të BP përpara Samitit tonë javën e ardhshme. Mesazhi im është i qartë: ne ndajmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Ne jemi duke e përgatitur atë tani. Duke kapërcyer COVID, së bashku, duke investuar në mënyrë strategjike. Duke i dhënë mundësi rinisë sonë”, thekson në mesazhin e saj Ursula von der Leyen.
Turi ballkanik i Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vijojë në Maqedoninë e Veriut, të mërkurën në Kosovë dhe Malin e Zi dhe përfundon me vizitën e saj në Serbi dhe Bosnjë-Hercegovinë.
Fraksion.com