AktualitetTë fundit

Me pistoletë në tavolinë, i qeshur krah kryeministrit Rama, dalin fotot e vrasësit të oficerit të Krimeve; Komenti epik: Edi, Aldi është bërë më i keq se…

21-vjeçari, Aldi Rama është shpallur në kërkim si autor i dyshuar i vrasjes së oficerit të Krimit në Lezhë, Saimir Hoxha. Forca të shtuara të policisë janë duke kërkuar për kapjen e tij, si dhe nga ajri është ndërhyrë me helikopterë.

Por ndërsa tani Aldi u shfaq si autori i një krimi tejet të rëndë, vite më parë ai ka pozuar edhe krah kryeministrit Edi Rama. Vëmendjen e tërheq edhe komenti epik i një të afërmi të tij, i cili thotë se Aldi është bërë shumë më i keq se Rama.

Detaje të reja për rrethanat si ka ndodhur ngjarja

Top Channel ka mësuar detaje të reja për rrethanat si ka ndodhur ngjarja. Mësohet se vrasja ka ndodhur në një postbllok të ngritur nga policia në Ishull Lezhë. Policia ka vënë re një makinë të dyshimtë dhe i ka kërkuar që të ndalonte.

Ndërsa oficeri Saimir Hoxha ka shkuar për ta pyetur e kërkuar dokumentacionin e nevojshëm, i riu ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje.

Më pas autori është larguar me makinën, por rreth 3 minuta larg vendit të ngjarjes është gjetur mjeti i tij. Kjo ka krijuar dyshimet se autori është larguar në këmbë.

Policia aksion me helikopterë

Policia e Lezhës ndihmuar nga forcat speciale RENEA, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për kapjen e autorit.

Sikurse shihet edhe nga pamjet policia ka ndërhyrë edhe nga ajri me helikopterë për lokalizimin e të riut, i cili në këto momente është një rrezik potencial, pasi është duke qarkulluar i armatosur.

Policia ofron 20 mijë euro shpërblim

Policia e Shtetit ofron 20 mijë euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në lokalizmin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së Saimir Hoxhës dhe çdo persona që ka informacion mund të kontaktojë në numrin 0694110853, duke iu garantuar anonimati i plotë./TCH

 

Fraksion.com