“Do të përcaktojmë të ardhmen e vendit tuaj”/ Von der Leyen pas vizitës në Shqipëri: Pres me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme
Presidentja e KE Ursula von der Leyen pas vizitës të sotme në Shqipëri, ka ndarë një video përmbledhëse të aktiviteteve dhe takimeve, ku shkruan se pret me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme.
Ajo shprehet se dëshiron që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës
“Pres me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme. Atje, së bashku, ne do të përcaktojmë rrugën drejt së ardhmes. Dhe si anëtare e ardhshme e BE -së, unë gjithashtu dua që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Duhet të dëgjojmë nga populli shqiptar”- shkruan presidentja e KE krahas videos.
I look forward to the EU-Western Balkans Summit next week.
There, together, we will chart the course to the future.
And as future EU member, I also want Albania to fully take part in the Conference on the future of Europe.
We need to hear from the Albanian people. pic.twitter.com/N2rCB690EP
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 28, 2021