AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Vuçiç mesazh NATO-s: Në rast konflikti në Kosovë, do të presim vetëm 24 orë që të ndërhyni, në të kundërt do të reagojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zbuluar skenarin e tij në rast se situata në Veri të Kosovës shkon në konflikt.

Vuçiç për një media serbe ka thënë se nëse preken serbët e Kosovës atëhere do të presë vetëm 24 orë ndërhyrjen e NATO-s.

“Ne do të presim për 24 orë për të reaguar NATO, ose Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë atë që ndodhi në 1995 ose 2004,” tha Vuçiç

Në rast të kundërt, Vuçiç thotë se Serbia do të reagojë dhe nuk do të lejojë të ndodhin rastet e 1995 apo 2004.

Për Presidentin, trupat serbe deri më tani nuk ka hyrë në territorin e Kosovës, por vetëm është ngritur gatishmëria.

 

 

 

Fraksion.com