AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Video: Ushtria serbe pozicionohet 2 km larg kufirit me Kosovën, vendosen automjete të blinduara…

Serbia ka vendosur katër automjete të blinduara në veri me Kosovën, të cilët janë pozicionuar më pak se dy kilometra nga zona kufitare.

Ushtria serbe është në gatishmëri të lartë  për shkak të situatës në veri të Kosovës, dhe në tre ditët e fundit, avionë luftarakë dhe helikopterë të Ushtrisë Serbe kanë fluturuar mbi këtë territor.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Aleksandër Vulin, ka thënë gjatë vizitës së tij në garnizonin e Rashkës dhe Novipazarit se  njësitë e Ushtrisë Serbe janë në gatishmëri të lartë luftarake.

“Ushtria jonë nuk provokon, por është e gatshme t’i mbrojë njerëzit nëse ndodh ndonjë gjë që rrezikon jetën e tyre. E rëndësishme është të shoh që këta njerëz janë gati”, tha ai, raporton rts.

Pjesëtarët e Ushtrisë Serbe me katër automjete të blinduara – dy “Lazarë” dhe dy “Milosh” janë vendosur dy kilometra nga vendkalimi administrativ Jarinje në drejtim të Rashkës.sh.o./KosovaPost/.

 

Fraksion.com